Millaku: Prokuroria nuk ka prova për për rastin dallavere me patentë shoferë

Reshat Millaku që në këtë rast mbron Labinot Ajetin tha se provat që janë siguruar për rastin dallavere me patentë shoferë tha se janë bërë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale.

Sipas tij përgjimet ndaj të pandehurve janë marr pa aktvendim për fillim të hetimeve. Në rast se Gjykata cakton paraburgim për klientin e tij, Millaku thotë se do ta kundërshtojë në instanca tjera.

“Prej gjysmës së ditës deri më tani jemi ballafaquar me kërkesë për fillimin e hetimeve, aktvendim i prokurorit të shtetit, që është bazuar në prova të pa pranueshme. Vendimi për fillimin e hetimeve është marrë me 06.07.2019, ndërsa përgjimet dhe video incizimet janë bërë më herët pa aktvendim për fillimin e hetimeve. Kodi i procedurës penale parasheh që prova të e pranueshme është vetëm ajo kohë që merrën në pajtim me kodin. Ndërsa, provat që janë siguruar janë në kundërshtim me kodin. Sepsr së pari ëahtë dashur të merrqt aktvendim për fillimin e hetimit pastaj masë e fshehtë përgjimi”, tha ai.

Në rast të marrjes së vendimit për masë paraburgimi prej një muajsh, ai tha se si mbrojtës i palëz do ta kundërshtoj një gjë të tillë, sepse sipas tij nuk ka prova. Më herët prokurori Ilaz Beqiri ka deklaruar se për 19 nga të arrestuarit ka kërkuar paraburgim ndërsa për 4 prej tyre është tërhequr nga kjo kërkesë.