Mimoza Kusari-Lila tregon nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së Re

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka fituar mandatin e deputetes së Kuvendit të Kosovës në listën e Vetëvendosjes, ka thënë se qeverinë e re e presin punë të mëdha.

E pyetur nëse do të jetë pjesë e Qeverisë se re, Kusari-Lila, ka thënë se është e gatshme ta jep kontributin e saj në secilën sferë.

“Nuk e di, sepse postet nuk janë ndarë ende. Ajo që është e sigurt, do të jem deputete në Kuvendin e Kosovës, për çka ndihem shumë e nderuar dhe falënderoj qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët më kanë besuar më 6 tetor.

Dihet se do të na presim punë të mëdha në Qeveri dhe Kuvend. Në cilëndo sferë jam e gatshme ta jap maksimumin për ndryshime pozitive në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila në një intervistë për “Epokën e re”.

SHPËRNDAJE