Minatorët e Trepçës ende pa paga, iu mungojnë edhe paisjet elementare të punës

Punëtorët e Minierës së Trepçës, javën e kaluar filluan një protestë për mos ekzekutimin e pagave.Minatorët kishin kërcënuar edhe me fillimin e grevave, me ç’rast ishte formuar edhe një Këshill Grevist.

Personat që përbënin këtë Këshill, zhvilluan disa takime me menaxhmetin e ndërmarrjes, bordin dhe Qeverinë. Pas takimeve ata ishin dakorduar që ta ndalin grevën dhe t’i kthehen punës, pasi Qeveria iu kishte premtuar se gjatë kësaj jave do t’i marrin pagat.Minatorë të Trepçës, i kanë thënë “Jepi zë” se pagat ende nuk u kanë dalur nëpër kontot e tyre.

Punëtorët e Trepçës janë ankuar edhe në mungesë të mjeteve të punës, si: rroba, dorëza e këpucë të punës. Ndryshe xhirollogaritë e ndërmarrjes Trepça janë bllokuar nga përmbaruesi privat për shkak të borxheve, ndërsa Qeveria e Kosovës ka ndihmuar me 1 milon euro.

Minatorët ndihen të shqetësuar se çfarë do të ndodh me pagat e tyre edhe në muajt e ardhshëm.