“Ministrat i frikësohen muskujve të kryeministrit Haradinaj”

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku- Rexhepi, tha sot në Kuvend se ministrave të qeverisë së Kosovës po u mungon guximi që ta sfidojnë kryeministrin Ramush Haradinaj në vendimet kontraverse të tij.

Bunjaku- Rexhepi, gjatë seancës së jashtëzakonshme për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR tha se ministrat kanë frikë nga Haradinaj.

“Ministrat i frikësohen stilit të qeverisjes së Haradinajt”, tha deputetja e LDK-së.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ajo kërkoi përgjegjësi nga qeveria për përjashtimin e AKA-së.

“Pas rezultatit katastrofal të PISA-s tash edhe përjashtimi katastrofal i AKA. E kujt është përgjegjësia? Përgjegjësia kryesore është e kryeministrit Haradinaj. Gabimi i ministrit është që nuk e ka refuzuar vendimin e kryeministrit Haradinaj”, tha ajo.

“Kjo përgjegjësi nuk mund të mbyllet me kërkim fale por ai duhet moralisht të japë dorëheqje”, tha Valentina Bunjaku- Rexhepi.

SHPËRNDAJE