Ministrat uzurpatorë

Si uzurpues funksionesh janë duke u parë ministrat serbë, të cilët prej gjashtë muajsh kanë deklaruar dorëheqjet, por funksionet i mbajnë dhe nuk i raportojnë kurrkujt në Kosovë.

Pazotësi për t’i zëvendësuar me të tjerë ka treguar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ministrat i përkasin Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë dhe që nuk ia njeh pavarësinë Kosovës. Në fund të marsit, ajo doli nga koalicioni qeverisës.

Veprimin e pati ndërmarrë, në shenj pakënaqësie me një aksion policor që rezultoi me arrestimin e drejtorit të Zyrës koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Prej atëherë, të 10 deputetët e të njëjtit subjekt politik kanë dalë në opozitë.

Ivan Todosjeviq është një nga tre ministrat që ushtrojnë funksionet duke qenë të dorëhequr. Ai drejton Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është kryetar i Komisionit parlamentar për pushtetin lokal.

Ai ka treguar se si kurrë Todosjeviq nuk u është përgjigjur kërkesave për raportim./Koha Ditore