Ministri Beqaj thotë se do të krijohet Fondi për Inovacion dhe Ndërmarrësi (Video)

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për punën e ministrisë të cilën do ta drejtojë në katër vitet e ardhshme. Po ashtu ai ka treguar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do ta krijojë Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi, nga i cili do të përkrahen të rinjtë që kanë ide inovative e që do të kontribuonin në zhvillim ekonomik.

Ministri Beqaj ka thënë se ministria do të bëjë përkrahjen dhe stimulimin e ideve inovative për të rritur konkurrushmerinë në tregun e vendor dhe ndërkombëtar.

“Si Ministri e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do ta krijojmë Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi, i cili do të jetë me dhjetëra miliona euro, ku do të ndihmohen të rinjtë e të rejat femrat të cilat janë në biznes dhe kanë ide, ku do të trajtohet, testohen dhe nëse tregohet e suksesshme si ndërmarrje ministria do të përcjell deri sa ajo të jetë e gatshme për të dal në treg dhe për të konkurruar me produktet e veta”, ka treguar ai.

Beqaj ka thënë se fondi do të jetë në buxhetin e vitit 2018, derisa pret absorbime nga sektori privat për idetë inovative.

Po ashtu sipas tij, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të përkrahë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat kanë ide për inovacion për produktivitet të cilat kanë nevojë për trajnime dhe përkrahje profesionale për të rritur eksportet e tyre.

Fokusi i Fondit do të jetë në tre segmente: Edukim për ndërmarrësi, plotësim të infrastrukturës ligjore si dhe do të hartohet Strategjia dhe Ligji për Inovacion dhe Ndërmarrësi, si dhe do përkrahet krijimi i qendrave rajonale të bizneseve me një përkrahje direkt të bizneseve që kanë ide inovative.

“Njerëzit e Kosovës janë me shpirt ndërmarrës por kanë nevojë për përkrahje. Edhe gjatë vizitave që kam bërë në ICK, UBT kam parë ide shumë interesante dhe inovative”, tha Beqaj.

Me rishikimin e buxhetit për këtë vit, ai ka treguar se e kanë siguruar buxhetin e mjaftueshëm për ta themeluar dhe funksionalizuar Ministrin për Inovacion dhe Ndërmarrësisë, duke përkrahur financiarisht edhe disa ide të vogla inovative.

Ministri Besim Beqaj ka thënë se selektimi i ideve për përkrahje do të behet nga mekanizma ndërkombëtare.

SHPËRNDAJE