Ministri Bislimi prezanton pakon e dytë për rimëkëmbjen e ekonomisë

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve ka prezantuar draftin e pakos për rimëkëmbje ekonomike të shkaktuar nga virusi Covid-19.

Bislimi në konferencën për media theksoi se pakoja e dytë për ekonomi ka një ndikim 1.2 miliard euro për pesë vitet në vijim.

Ministri ka treguar edhe burime e financimit.

Bislimi tha se fokusi primar i pakos është mbështetja me kredi për ato biznese që janë afektuar nga pandemia, të cilin e cili quajti si ambicioze.

“Kjo pako përbën një draft fillestar, financimi i saj, implementimi i saj kërkon disa parakushte, si në qeveri ashtu edhe në Kuvend”, tha Bislimi.

Bislimi kërkon nga kuvendi ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare pasi që burimi i financimit të kësaj pakoje ndërlidhen me ato mjete financiare.

Ai ka folur edhe për pakon emergjente fiskale prej 190 milionë euro, e cila sipas tij, ende nuk është implementuar në tërësi/ ksp.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE