Ministri gjerman i Ekonomisë rrëzohet nga bina, i jepet ndihma e parë

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Peter Altmaier, është rrëzuar nga një skenë derisa po mbante një fjalim në Dortmund.

Atij i është dhënë menjëherë ndihma e parë, shkruan Bloomberg.

Sipas raportimeve Altmaier ka rënë shkallëve dhe më pas ka përfunduar në dysheme.

Dëshmitarët kanë treguar se iu është kërkuar që të largohen që aty.

Nga zyra e tij kanë dhënë se mjekët janë duke u marrë me të dhe se pastaj është thirrur një konferencë shtypi.

SHPËRNDAJE