Ministri i Drejtësisë takon protestuesit për vrasjen e Aulon Zekës

Një grup nxënësish kanë vazhduar protestat për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka nga Prishtina, e sot me ta është takuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Protesta ka filluar para një ore dhe protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore në kryeqytet. Policia po e përcjell protestën.

Më tej ata kanë shkuar në objektin e Ministrisë së Drejtësisë ku kanë takuar ministrin Tahiri.

SHPËRNDAJE