Ministri i jashtëm italian, Konjufcës: Kthejuni dialogut me Serbinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Glauk Konjufca pas takimit me homologun italia Luigi Di Maio ka deklaruar se Italia mbetet mbështetësi i palëkundur i Kosovës drejt BE-së.

Konjufca njoftoj se në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, si dhe për teknologjinë informative.

Ai theksoi se Italia po e ndihmon Kosovën në heqjen e vizave dhe anëtarësim në NATO.

“Patëm një takim të shkëlqyeshëm me ministrin DiMaio i cili jemi të gëzuar që po e viziton Kosovën, e falënderova edhe njëherë për rolin që e ka pasë në çdo fazë të shtetndërtimit të Kosovës dhe jo vetëm thjesht kur ishte shpallja e Pavarësisë, poredhe në faza të mëhershme të rëndësishme kur populli i Kosovës luftonte për arritjen e lirisë”.

Kryediplomati italian bëri thirrje që Kosova t’i kthehet dialogut me Serbinë në mënyrë që të hapet rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Të rinjtë shohin për mundësi për të ardhmen dhe ajo është edhe teknologjia e re. Kjo mund t’i bashkojë gjeneratat për të ndaluar migrimin e të rinjve”.

“Italia nxitë dialogun e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë aspekt do të bëjmë që edhe Bashkimi Europian të jetë protagonist dhe lehtësues i dialogut që do t’i japë përparësi integrimit europian”./EO