Ministri i jashtëm malazez ia thotë në sy Pacollit: Demarkacioni është punë e kryer

Ka përfunduar takimi mes shefave të diplomacive të Kosovës dhe Malit të Zi, Behgjet Pacolli dhe Sërxhan Darmanoviq.

Padyshim se në këtë takim nuk kishte si të mos diskutohet për temën “e nxehtë” mes këtyre dy vendeve fqinje, Demarkacionin.

Darmanoviq është shprehur se Demarkacioni është një punë tashmë e përfunduar, njofton Klan Kosova.

“Unë besoj se institucionet kosovare do të marrin vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit, duke u bazuar në atë se kufijtë që kanë ekzistuar në ish-Republikën Federative të Jugosllavisë janë vërtetuar nga dy komisionet tona, njëra nga të cilat kishte përbërje edhe të ekspertëve ndërkombëtar. Siç kam deklaruar më herët, Demarkacioni me Kosovën dhe Malin e Zi është punë e kryer”, ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me homologun kosovar pas takimit.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Pacolli do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin njëherit ministër i Drejtësisë, Zoran Pazhin, kryeparlamentarin Ivan Brajoviq, presidentin Filip Vujanoviq si dhe drejtues të partive politike shqiptare.

SHPËRNDAJE