Ministri i MPB-së: Mitrovica po shkon drejt rrugës të bëhet model për komunat tjera

Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi  ka vizuar Mitrovicën, me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës Agim Bahtiri dhe ju është drejtuar anëtarëve të Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Fillimisht Ministri Gashi, është njoftuar nga kryetari Bahtiri me gjendjen e përgjithshme në Komunën e Mitrovicës, me theks të posaçëm për  atë të Sigurisë.

Më pastaj, Ministri Gashi bashkë me kryetarin Bahtiri, kanë marrë pjesë në mbledhjen e KKSB-së, ku ishin  të pranishëm përfaqësues të policisë së Kosovës, FSK-së, Zjarrfikësve, Komuniteteve Etnike dhe Fetare, shoqërisë civile etj.

Kryesuesi i takimit Musa Dragaj, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën  e Mitrovicës,pasi falënderoj Ministrin Gashi dhe kryetarin Bahrtiri, për pjesëmarrje në takim i  njoftoj ata me punët dhe aktivitetet e deritashme të KKSB-së.

Në vazhdim kryetari Bahtiri, tha se KKSB në Mitrovicë ka qenë vazhdimisht në nivelin e duhur të realizmit të objektivave nga fushëveprimi i vetë, për të shtuar se ka akoma vend për angazhim edhe me të fuqishëm në zhvillimin e aktiviteteve për të ruajtur sigurinë në bashkësi .

“Duhet të vlerësojmë drejt gjendjen e fushës së Sigurisë dhe në rast nevoje të reagojmë me shpejtësi për pamundësimin e problemeve eventuale në Bashkësi, sidomos atyre që prishin rendin, qetësi dhe raportet ndëretnike dhe ndërfetare. Duke vepruar shpejtë në këtë veprim ne kontribuojmë që stabilizimi i gjendjes së përgjithshme në bashkësi dhe Mitrovicë të jetë i plotë”tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

 Ndërkaq ministri Gashi , pasi përshëndeti anëtarët e KKSB-së, tha se gjithmonë ka qenë i interesuar për Mitrovicës dhe se kishte planifikuar që si ministër ta vizitojë së pari këtë qytet, por që rasti i fatkeqësisë së dy policive afër Kaçanikut e kishte penguar ta bëjë këtë.

Ministri Gashi tha se roli i KKSB-ve është që të vlerësojë gjendjen realisht të Sigurisë në bashkësi dhe që të marr masa adekuate për evitimin e problemeve të ndryshme që mund të lindin. Prandaj shtoj ai duhet të ketë bashkëpunim sa më intensiv në mesë të të gjithë akterëve, dhe sidomos bashkëpunim me policin dhe njësitet e zjarrfikësve.

”Ne karshi problemeve dhe fenomeneve të ndryshme do të bëjmë strategji adekuate për veprim dhe reagim, në këtë aspekt Ministria do të mbështet komunat në fushat ku ato kanë nevojë. Me aq sa unë dëgjova dhe sa kam njohuri, Mitrovica po shkon drejt rrugës të bëhet model që mund t’i referohen komunat tjera”, tha ndër të tjerash ministri Gashi.

Kryetari Bahtiri pas përfundimit të mbledhjes së KKSB-së i tregoj ministrit Gashi ambientet e punës të administratës komunale.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE