Ministri japonez bën deklaratën e papritur: Po përgatitemi për sulmin e jashtëtokësorëve

Që prej publikimit të videove të ufove nga Pentagoni, duket se të gjithë po marrin masa paraprake. Videot të cilat konfirmuan zyrtarisht ekzistencën e jashtëtokësorëve, kanë vendosur Japoninë në alarm. Ka qenë ministri japonez i mbrojtes,i cili ka treguar se vendi po përgatitet për tu përballur me një sulm të mundshëm jashtëtokësor.

Ministri Taro Kono ka treguar se tashmë janë duke u përgatitur protokollet e duhura, për të përballuar një situatë të tillë. Ai gjithashtu tha se pilotët e forcave vetë-mbrojtëse japoneze, nuk kanë gjetur ende prezencë të Ufove, megjithatë vendi po merr masat e nevojshme.

Qeveria raportoi se plot 7 avionë luftarakë, tashmë janë duke punuar për të identifikuar “mjetet fluturuese me origjinë të panjohur”. Vetë ministri ka deklaruar se nuk beson tek ekzistenca e jashtëtokësorëve, por nuk e kupton as arsyen përse Pentagoni publikoi videot me objektet fluturuese të panjohura. Gjithsesi kjo nuk e pengon vendin të përgatitet për ndonjë pushtim eventual.

SHPËRNDAJE