MINISTRI ME PASURI MILIONËSHE NGA RADHËT E PDK-SË

Abelard Tahiri është njëra nga ministrit me pasurinë më të madhe të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) për këtë vit.

Tahiri në formularin e deklarimit të pasurisë ka paraqitur si pasuri të paluajtshme tri shtëpi, tokë, dhe lokale afariste që kapin vlerën 1 milion e 78 mijë euro.

Të hyra vjetori ministri i Drejtësisë ka deklaruar 38 mijë e 235 euro. Pagën nga qeveria 18 mijë euro, dhe të qiranë 15 mijë e 828 euro nga lokalet afariste.

Ndërsa në emër të bashkëshortes ka deklaruar pagën 4 mijë e 320 euro nga Ministria e Bujqësisë. Tahiri ka edhe 6 mijë euro para të gatshme.

Pasuria e tij peshon 1 milion e 122 mijë e 235 euro.

SHPËRNDAJE