Ministri Muzafer Shala: Rinia jonë duhet të zgjedhin profesione që kërkohen në tregun e punës

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Qeverinë e Kosovës, Muzafer Shala, ka përcjell nga afër një aktivitet me të rinj në Mitrovicë të organizuar nga Education Innovators Kosovo-EIK, përcjell Gazeta Online Veriu.info

“Rinia jonë duhet të zgjedhin profesione që kërkohen në tregun e punës pasi që karriera e tyre fillon shumë kohë para diplomimit si dhe gjithmonë në mendje duhet ta kenë atë se qëllimi nuk është shkollimi por punësimi. Dhe promovimin e këtij mindset-i po e bëjnë edhe djemtë dhe vajzat e Education Innovators Kosovo-EIK”, ka shkruar ministri Muzafer Shala, në llogarinë e tij në Facebook.

Ky është postimi i plotë i ministrit Muzafer Shala:

“Kosova – ky vend i jonë i bukur dhe i mundësive”, e fillova fjalimin ditën e djeshme me të rinjtë Mitrovicas në Game Lake, event ky i organizuar nga Education Innovators Kosovo-EIK.

Rinia jonë duhet të zgjedhin profesione që kërkohen në tregun e punës pasi që karriera e tyre fillon shumë kohë para diplomimit si dhe gjithmonë në mendje duhet ta kenë atë se qëllimi nuk është shkollimi por punësimi. Dhe promovimin e këtij mindset-i po e bëjnë edhe djemtë dhe vajzat e Education Innovators Kosovo-EIK.

Storien time jetësore për pune që nga fëmijëria për shkak të rrethanave te kohës, besimi në sukses, përpjekja e vazhdueshme për zhvillim, lidershipi im profesional dhe akademik, mbështetja tek familja si dhe kthimi nga Anglia për të jetuar në Kosovën tonë të dashur, e kam ndarë me këta të ri qe të ju shërbejë si aksion motivues për zhvillim jetësor.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE