Ministri Muzefer Shala fton kompanitë gjermane për bashkëpunim me kompanitë kosovare

Gjatë takimeve me kompanie serioze gjermane, në vizitën e tij zyrtare që po bënë, në Gjermani, ministri në detyrë i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala sot ka ftuar kompanitë gjermane që të gjejnë partnerë të mundshëm në kompanitë kosovare që merren me zhvillimin e softuerëve dhe teknologjive tjera, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai ka ftuar drejtuesit e Kompanisë gjermane NOZ Elektrotechnik, që ta vizitojnë Kosovën dhe të hulumtojnë për gjetjen e partnerëve potencial në punët që ata bëjnë.

“I njoftuam që në Kosovë ka kompani të cilat merren me zhvillim të softuereve dhe sistemeve për smart houses si dhe kompani që merren me prodhimin e paneleve solare që në të ardhmen mund të jenë partner potencial për NOZ Elektrotechnik”, ka thënë ministri në detyrë i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala.

Postimi i plotë i ministrit Muzafer Shala në llogarinë e tij në facebook:

Ishte kënaqësi e veçantë të vizitojmë kompaninë NOZ Elektrotechnik, ku për së afërmi pamë punën e kësaj kompanie në integrimin e sistemeve për menaxhimin e objekteve.

I njoftuam që në Kosovë ka kompani të cilat merren me zhvillim të softuereve dhe sistemeve për smart houses si dhe kompani që merren me prodhimin e paneleve solare që në të ardhmen mund të jenë partner potencial për NOZ Elektrotechnik.

Gjatë drekës së punës me shumë kënaqësi shprehen gatishmërinë që t’i përgjigjen ftesës tonë për një vizitë në Kosovë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE