Ministri Shala merr masa për çmimet ndaj shitësve të karburanteve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka mbajtur konferencën për fundvit, ku ka prezantuar të arriturat e vitit 2018 dhe objektivat e vitit të ardhshëm.

Shala ka folur edhe për urdhëresën e lëshuar sot, e cila i obligon shitësit e derivateve për çmimet.Në këtë konferencë, Shala ka theksuar se janë sponsorizuar 8 ligje, 20 udhëzime administrative, 6 rregullore të MTI-së, 4 adhëzime administrative, 1 rregullore të Qeverisë dhe 4 urdhëresa.

Ministri i MTI-së ka thënë se prioritet gjatë 2019 kanë qenë mbrojtja e prodhuesve vendor, përkrahja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rritja e eksportit, mbrojtja e konsumatorit, reforma e Inspektimeve dhe përmbushja e obligimeve që dalin nga MSA.Ministri ka potencuar se mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është bërë gjatë vitit 2018 dhe janë ndarë 1.6 milionë euro grante.

Ai ka thënë se është subvencionuar pjesëmarrja e 33 eksportueseve kosovarë në 9 panaire ndërkombëtare, në të cilat janë ekspozuar dhe promovuar mbi 220 produkte kosovare. Si rezultat i pjesëmarrjes në këto panaire janë nënshkruar 33 para kontrata për eksport, si dhe kompanitë kanë depërtuar edhe në 3 tregje të reja.Sipas ministrit Shala, inspektimet shtetërore janë komponentë thelbësore e një shteti dhe duhet të jenë të fokusuara në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve por assesi nuk duhet të shndërrohen në barrë administrative për sektorin privat në Kosovë.Shala ka thënë se fokus tjetër për vitin 2019 është edhe thithja e investimeve të huaja.

Mbrojtja e konsumatorit, prodhimi vendor, rritja e eksportit dhe përkrahja e NVM-ve do të vazhdojnë të mbesin prioritetet e MTI gjatë mandatit tim qeverisës.

SHPËRNDAJE