Ministri Shala merr pjesë për të parën herë në mbledhjen e qeverisë

I sapozgjedhuri në postin e udhëheqësit të Ministrisë së Tregtisë (MTI), Endrit Shala, po merr pjesë në mbledhjen që po mbahet sot nga ana e qeverisë.

Kjo është mbledhja e parë në të cilën Shala është i pranishëm, prej se është emëruar ministër i MTI-së.

Ish-shefi i kabinetit të zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, është emëruar ministër gjatë ditës së djeshme, pas dorëheqjes së ish-udhëheqësit të MTI-së, Bajram Hasani.

Ndërkohë, pak javë pas Hasanit, ka dhënë dorëheqje edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Megjithëkëtë, Tahiri ende nuk ka dalë me një qëndrim të zyrtarizuar rreth kësaj çështjeje.

SHPËRNDAJE