Ministri Tahiri jep lajmin e mirë: Ja kur qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza!

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka theksuar se qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të udhëtojnë pa viza.

Ai në raportim para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane tha se fundi i vitit, është koha kur hiqet regjimi i vizave për qytetarët e Kosoëvs, raporton Gazeta Blic.

Tahiri ndër të tjera ka theksuar se Kosova ka bërë një punë mjaft të madhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SHPËRNDAJE