Ministri Xhelal Sveçla viziton kryetarin Agim Bahtiri

U.d. i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Fridon Lala si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elbert Krasniqi, vizituan komunën e Mitrovicës, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka.

Me këtë rast, ata u njoftuan nga Bahtiri për gjendjen aktuale dhe veprimet që janë ndërmarrë nga ana e komunës së Mitrovicës, për menaxhimin e situatës dhe për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Ministri Sveçla, bashkë me Lala dhe Krasniqi, kanë vizituar lagjet “Fidanishte” dhe “2 Korriku” ku jetojnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Gjatë kësaj vizite, ata u njoftuan me banorët e këtyre lagjeve dhe diskutuan për problemet me të cilat janë ballafaquar gjatë pandemisë Covid-19.

Në komunën e Mitrovicës, siç u njoftuan gjatë kësaj vizite, përkundër vështirësive socio-ekonomike të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, nuk është prekur asnjë deri më tash nga virusi Covid-19.

Sveçla, ka siguruar banorët e këtyre lagjeve për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës, si nga ato lokale dhe qendrore, me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar, pas përhapjes së virusit COVID- 19.

Poashtu, Sveçla sot është njoftuar nga Bahtiri për disa projekte të Komunës së Mitrovicës që kanë për qëllim përmirësimin e jetesës së këtyre banorëve.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE