Ministria e Arsimit zvarrit konkursin per ndarjen e subvencioneve (Dokument)

Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë, që nga muaji prill është duke e zvarritur konkursin për ndarjen e subvencioneve.

Me datën 13.04.2018 në ueb faqen e Ministrisë së Arsimt është publikuar konkursi për subvencione, ku personat fizik dhe juridik kanë mundur të aplikojnë me projektet e tyre në fushën e arsimit.

Konkursi ka qenë i hapur 15 ditë, ku nga dita e aplikimit por ky konkurs ende nuk ka përfunduar pasi që është anuluar. Kështu ka njoftuar MAShT në ueb faqe të ministrisë, ku përmes një vendimi shkruan se shfuqizohet vendimi i datës 18.07.2018 dhe se konkursi anulohe pjesërisht.

Burime të gazetës online Veriu.info nga MAShT kanë bërë të ditur se që nga dita e përundimit të konkursit çdo ditë kane pas pyetje nga perosnat të cilët kanë aplikuar se çfarë realisht po ndodh me këtë konkurs, pasi qe projektet e tyre janë paraparë të realizohen në qeshor dhe korrik.

Kushtet dhe kriteret
 
1. Për fitimin e subvencioneve dhe transferove, personat fizik dhe juridik duhet ti plotësojnë këto kushte dhe kritere bazë:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të drejtën e aplikimit e kanë: persona fizik, persona juridik, OJQ dhe ndërmarrje që nënkuptojnë ofruesit privat që ofrojnë shërbime apo zbatojnë projekte për hulumtim, këshillim trajnim në fushën e arsimit;
1.3. Të kenë projektpropozimin që përshkruan aktivitetin e detajuar;
1.4. Të kenë arsyetimin e buxhetit të detajuar;
1.5. Të përcaktojnë afatet kohore për implementimin e projektit;
1.6. Cv-të e personave kyç që janë përgjegjës për projektin/organizatën;
1.7. Certifikatën e regjistrimit dhe numrit fiskal (për persona juridik);
1.8. Kopjen e letërnjoftimit të udhëheqësit të organizatës;
1.9. Llogarinë bankare të personit juridik;
1.10. Informata tjera në rast nevoje që kërkohen të detajuara.
 
Procedurat e aplikimit
 
– Dokumentacioni bashkë me projekt dorëzohen në MASHT- Zyra e protokollit për komisionin i cili është përcaktuar me vendim të ministrit 219/01B, i datës 10 tetor 2016
– Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga komisioni.
– Lista përfituesve do të jetë transparente dhe do të bëhet publike në uebfaqen e MASHT.
 
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data e shpalljes.
Afati për paraqitjen e ankesave do të jetë 7 ditë nga publikimi i listës së përfituesve.

SHPËRNDAJE