Ministria e Behgjet Pacollit paguan 800 euro për pikturën e Skendërbeut

Ministria e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga zëvendëskryeministri njëherit edhe Ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli ka paguar 800 euro për një pikturë të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Komisioni Rregullativ i Prokurimi Publik ka publikuar nënshkrimin e kontratës “Furnizim me pikturën e Gjergj Kastriotit Skëndërbeu” nga Departamenti i Prokurimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Numri i tenderëve të pranuar ka qenë 3, kurse tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët është në vlerën prej 800 eurove.

Nënshkrimi i kësaj kontrate mban datën 21 maj 2019, kurse operatori ekonomik me të cilin është nënshkruar kontrata është D.P.Z Art Galleri “Figura” në Prishtinë.

Vendi kryesor i realizimit është Ministria e Punëve të Jashtme, Rr.Luan Haradinaj, Ndërtesa e MPJ-së, kati X zyra nr.1002. /GazetaExpress/