Ministria e Dr. Palit hap tenderë për furnizimin e punëtorëve me rroba, çadra e çanta

Punojnë si zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, por veshjet e tyre janë të zakonshme.

E për të bërë që punonjësit e këtij institucioni të duken ashtu siç duhet, ministria që udhëhiqet nga Pal Lekaj ka marrë një vendim.

Ky institucion ka shpallur fituesin e një tenderi për t’i furnizuar me rroba punëtorët e ministrisë. Shuma e tij arrin vlerën rreth 30 mijë euro.

E kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik, me datë 15.10.2019.

Fitues doli kompania që ofroi çmimin më të lirë.

E, përpos elegancës, duket se kjo ministri po kujdeset edhe për gjëra tjera.

Kësaj here ministria e Pal Lekaj, ka vendosur të harxhojë në çadra e çanta.

Në tenderin që u shpallë ditë më parë, shihet se ministria ka vendosur të ofrojë një shumë mbi 2 mijë euro.

Palët e interesuara do të kenë mundësi që t’i dërgojnë ofertat e tyre, deri të enjten.

T7 ka provuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për luksin që po u ofron punëtorëve, por askush nga zyrtarët nuk kanë dashur të flasin.