Ministria e Mjedisit kundër importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është shprehur kundër lejimit të importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

U.d. i ministrit, Fatmir Matoshi, ka thënë në Puls të KTV-së se nuk e përkrah vendimin e komisionit parlamentar për zgjatjen e afatit për lejim të importit të veturave nga 10 vjet në 15.

“Me shumë njerëz që kam biseduar më kanë thënë që ka vetura që janë më të vjetra se 15 vjet, por që s’shkaktojnë ndotje e që ka edhe vetura më të reja që e ndotin ajrin. Veç nëntë vjet janë veturat e ministrisë tonë, por lutem që të mos jenë në rrugë. Nuk e përshëndesim vendimin e komisionit për zgjatjen e afatit. Insistojmë që vendimi të mbetet në fuqi ashtu siç është, dhjetë vjet, por e përsëris që çelësi kryesor është te ministria e Infrastrukturës dhe kontrollë më e rreptë teknike”, ka thënë Matoshi.

SHPËRNDAJE