Ministria e Shëndetësisë: Naser Ramadani vazhdon të jetë drejtor i SHSKUK-së

Ministria e Shëndetësisë, përmes një komunikate për medie, ka bërë të ditur se Naser Ramadani, do të vazhdojë të jetë në krye të SHSKUK-së.

““Ju njoftojmë po ashtu se prof. Dr. Naser Ramadani, vazhdon të jetë drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili bashkë me kolegët janë 24/24 në krye të detyrës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje në deklaratë thuhet se me propozimin e Naser Ramadanit, përfaqësues i IKSHPK-së në Bordin e SHSKUK-së është zgjedhur dr. Xhevat Jakupi.

“Me propozimin e Prof. Ramadanit dhe pëlqimin e tij, përfaqësues i IKSHPK-së në Bordin e SHSKUK-së është zgjedhur dr. Xhevat Jakupi, mikrobiolog, i cili është përgjegjës për testimit me RT-PCR të mostrave të mbledhura për testim në COVID-19”, thuhet tutje në deklaratë.

SHPËRNDAJE