Ministrja e mjedisit feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi ajo (Foto)

Ministrja e cila udhëheqë një nga dikasterët më të rëndësishme të Qeverisë së Kosovës, sot ka ditëlindjen.

Albena Reshitaj sot feston 39 vjetorin e saj, shkruan Indeksonline.

Urimet më të përzemrta i kanë ardhur nga vëllau i saj, moderatori i njohur, Kushtrim Reshitaj. Ai përmes fjalëve të ëmbla ka uruar motrën e cila duket se zë vend të posaçëm në jetën e Kushtrimit.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)
“Të jem vëllau yt, është bekim.

Dhuratë pa çmim.
Gjithë jetën ishe mbështetja ime më e fuqishme, shpresa dhe krenaria. Kjo e fundit do të mbetesh deri në frymën time të fundit.

Nuk të zbrapsën kurrë as situatat në epoka të ndryshme, as të ligët që kishin dhe vazhdojnë të kenë zili suksesin tënd. Nuk të ndalen as obligimet që ja mbështjellje vetës, për të na qëndruar secilit prej nesh pranë në çdo kohë.

Ti arrite të thyesh çdo barrierë, të shkelësh mbi çdo pengesë, vetëm e vetëm të arrish cakun.
Sot ti je krenaria jo vetëm e familjes, por e vendit.
Gëzuar Ditëlindjen, të përcjelltë shëndeti, kjo mjafton për ty. Të tjerat i arrin’ ti vet, pa as mëdyshjen më të vogël Urime”, ka shkruar Kushtrimi në llogarinë e tij në Facebook, përcjellë Indeksonline.

Albena mori postin e ministres së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dikaster i udhëhequr nga AKR-ja.

SHPËRNDAJE