Miratimi nga BE i lehtësirave për vizat me Bjellorusinë, reagon edhe dikush nga Kosova

Këshilli Evropian sot i ka miratuar dy vendime për të përmbyllur një marrëveshje për lehtësimin e vizave dhe një marrëveshje të riatdhesimit me Bjellorusinë.

Kjo marrëveshje nga 1 korriku do ta bëjë më të lehtë dhe më të lirë marrjen e vizës nga qytetarët e Bjellorusisë që udhëtojnë drejt zonës Schengen dhe nga qytetarët e BE-së që udhëtojnë në Bjellorusi.

Për një vendim të tillë ka reaguar ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, duke thënë se është më e lehtë të lëvizësh në zonën Schengen nëse je bjellorus sesa shqiptar nga Kosova.

“Që nga 1 korriku, është me e lehtë të marrësh liberalizimin e vizave nëse nga Bjellorusia sesa nga Kosova”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në twitter.

“E kemi shpjeguar këtë: lehtësimi nuk është liberalizim. Ne aplikojmë lehtësimin në Kosovë që nga pavarësia në 2008”, ka shkruar Heldt.

Lidhur me të njejtën temë, Heldt ishte përplasur edhe me Behgjet Pacollin, i cili kishte reaguar i frustruar për faktin se BE po e mbanë të izoluar Kosovën dhe po ia lehtëson liberalizimin Bjellorusisë.

SHPËRNDAJE