Mirena: Vjosa Osmani fenomen i rrjeteve sociale, nuk mund të fitojë më vota duke e sharë PDK’në

Analisti, Ilir Mirena ka komentuar nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre.

Mirena në Debat Plus tha se Vjosa Osmani është një fenomen i krijuar nga rrejtet sociale dhe se popullaritetin e saj e ka fituar duke e sharë Isa Mustafën e PDK’në.

“Vjosa Osmani është një fenomen elektoral i rrjeteve sociale, kjo e ka rritë popullaritetin e saj dhe popullaritetin e saj e ka fituar duke ataku Isa Mustafën e PDK’në, por nuk mund të fitoj më vota duke e sharë vazhdimisht PDK’në”, tha Mirena.

Tutje, Mirena tha se nominimi i saj për kryeministre ka ndalë disa koalicione të cilat janë përfolur se mund të ndodhin.

“Është pak herët me ditë sepse do të kemi një fushatë deri me 6 tetor, duhet me analizu gjuhen e partive politike. Zgjedhja e Osmanit pak a shumë e ka ndalë mundësinë e koalicioneve që kanë mujtë më u ba tash, po shihet një mundësi më e vogël mes një koalicioni me Vetëvendosjen”, tha ai./Periskopi/

SHPËRNDAJE