Miroslav Ivanoviq tregon pse vëllai i tij do të varroset në Beograd, e jo në Kosovë

Miroslav Ivanoviq, vëllai i të ndjerit Oliver Ivanoviq, ka treguar arsyen se pse trupi i vëllait të tij do të varroset në Beograd, e jo në Kosovë.

Për Telegrafin e Serbisë, Miroslav Ivanoviq, ka treguar arsyet se pse vëllai i tij i vrarë dje Oliver Ivanoviq, do të varroset në Beograd, e jo në Kosovë, aty ku ka jetuar deri tani Oliver Ivanoviq dhe ka krijuar karrierën e tij politike, shkruan Gazeta Lajmi.

Miroslav Ivanoviq tha se arsyeja qëndron te varrimi në Beograd, për shkak se shumë familjarë të tyre jetojnë atje dhe kështu do ta kenë më të lehtë të mundshme që të kujdesen për varrin e Oliver Ivanoviqit.

“Prindërit i kemi në Podgoricë, por kemi shumë familjarë të tjerë që jetojnë në Beograd, gjithashtu edhe unë jetoj në Beograd. Kështu do ta kemi më të lehtë të kujdesemi për varrin e tij dhe ta vizitojmë atë”, ka thënë vëllai i Oliver Ivanoviqit.

Lideri i Iniciativës Qytetarë SDP u vra të martën para selisë së tij të partisë, e cila gjendjet në veri të Mitrovicës, në orët e para të mëngjesit. Sipas autopsisë, rezultatet e së cilës dolën dje, u tha se Ivanoviq u godit me gjashtë plumba në stomak, mirëpo njëri nga plumbat për të ishte fatal.

Oliver Ivanoviq ishte figura më e lartë politike e vrarë në Kosovë, në 15 vjetët e fundit. Ai ka qenë për disa mandate deputet i Kuvendit dhe zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës.