Missi shqiptar bën twerk dhe rep si Nicki Minaj, reperja me famë botërore e befason atë

Trejsi Sejdini është padyshim një nga vajzat më të komentuara shqiptare për tipin e saj.

Missi shqiptar çuditi edhe jurinë tajlandeze me vetëbesimin dhe pamjen prej një bukurosheje gangstere.

Vetëm pak ditë më parë, Trejsi e festoi Shën Valentinin në resortin St. Regis Bali.

Një gjerdan i madh floriri dhe disa bizhu ishin dhuratat që i dashuri i kishte bërë Trejsit duke mos marrë parasysh çmimin e tyre.

Në disa video që ajo poston në rrjetet sociale, duket qartazi se idhulli i saj në muzikë është reperja Nicki Minaj, pasi misi shqiptar repon mjaft mirë këngët e njohura të saj.

Një e papritur i ka ndodhur bukuroshes, pasi reperja me famë botërore i ka pëlqyer njërën prej videove të saj dhe Trejsi e ka ndarë këtë gjë me fansat.

Trejsi ka shkruar:

Nicki Minaj pëlqeu videon time, o zot i madh. Ka qenë idhulli im që kur kam qenë 7 vjeçe. Mezi pres të shkoj në koncertin saj në Gjermani”.

SHPËRNDAJE