Mitrovica në ramazan bojkotonte alkoolin, por nisi festën e birrës |FOTO

Birra Elbar që prodhohet në Shqipëri ka organizuar një festë në Mitrovicë të cilën e ka quajtur ‘Festa e miqësisë’.

Festa po mbahet në sheshin e Mitrovicës, përballë statujës së Isa Boletinit dhe do të zgjasë deri të dielën.

Inspektorati komunal ka dalë në shesh për të inspektuar mirëpo kompania ka siguruar leje nga Komuna.

Në Mitrovicë, gjatë muajit të Ramazanit ishin hequr nga shitja pijet alkoolike nga disa prej kafeneve në qytet për shkak të festës. /gazetametro

SHPËRNDAJE