Mitrovica organizon turneun ndërkombëtar të boksit ‘Adem Jashari’

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, këtë vit do të organizoj turneun ndërkombëtare ”ADEM JASHARI” në boks, në bashkëpunim me Federatën e boksit të Kosovës, turne ky i cili është në kalendarin e garave evropiane dhe atë botërore.

Në ketë turne pritet pjesëmarrja e boksierëve nga mbarë trevat shqiptare si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova.

Turneu ndërkombëtare i boksit “ADEM JASHARI” do të mbahet në palestrën sportive “MINATORI” në MITROVICË me datën 24/25.11.2018, nga ora 15:00 deri në ora 20:00.

SHPËRNDAJE