Mitrovicasja Ermonda Muzliukaj zëri mahnitës që premton të ardhmen shqiptare në skenën muzikore botërore

Prindërit e saj vijnë nga qyteti i Mitrovicës, kurse ajo e lindur në Gjermani dhe e rritur në vendin e kulturës dhe këngës, pra në Itali, shkruan Gazeta Online Veriu.info.

Kjo është Ermonda Muzliukaj, një vajzë e talentuar dhe ikona e ardhshme shqiptarëve në skenën botërore të muzikës.
Ajo filloj këndimin qysh në moshë të vogël.

Ishte vetëm 11 vjeçe kur filloj që me zërin e saj të mahnis shumë nga ata që e dëgjonin.

Kjo ishtë fillimi i një rruge suksesi në fushën e muzikës., përmes pjesëmarrjes në gara të ndryshme të muzikës, ku me zërin e saj mahnitës la shumë njerëz pa gojëhapur e pa fjalë.

Në moshën 16 vjeçare mori një bursë nga ku edhe u diplomua me rezultat të shkëlqyeshëm.

Kursë në moshën 22 vjeçare filloi projektin madhor të karrierës së saj, duke nxjerrë një album me 8 këngë.

E muzika del të mos jetë pasioni i vetëm i Ermondës nga Mitrovica.

Gjuhët, kujdesi shoqëror dhe shëndetësor janë vetëm disa nga fushëveprimtaritë e saj që i realizon me shumë pasion, kulurë dhe përkushtim.

Momentalisht ajo punon në një restaurantin Trattoria del Buongusto, ku menaxhon së bashku me familjen e saj.
Ermonda është zëri magjepsës i së ardhmes./Veriu.info/

SHPËRNDAJE