Mitrovicë: Burri e rrah gruan, ia thyen hundën

Një person nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar ish-gruan e tij në Mitrovicë, duke i shkaktuar fraktura të hundës.

Rasti ka ndodhur në pjesën veriore, derisa të dy personat janë shqiptarë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Çlirimtari”, në ora 16.20.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari pas arrestimit dërgohet në qendrën e mbajtjes.

SHPËRNDAJE