Mitrovicë, çifti kërkon ndihmë (VIDEO)

Duket sikur deponi mbeturinash. Por në fakt, në këtë vend jeton dikush.

Bashkim Cerviku me gruan e tij, Vahiden, këtë dhomë e kanë të vetmen strehë.

Në të janë vendosur përkohësisht pasi që objekti është pronë e Bashkësisë Islame të Mitrovicës.

Por që nuk e kanë as edhe një kusht të vetëm që ua plotëson nevojat.

Në mungesë rryme, terrin e mbysin me dritë qiriu, ndërsa ushqimin thonë se shpesh ua hanë minjtë.

Cerviku po thotë se vazhdimisht ka marrë premtime nga shteti, por jo edhe ndihmë.

——————-

Kush ka mundësi dhe vullnet për të ndihmuar më poshtë gjeni numrin e Bashkim Cervikut

049 177 073