Mitrovicë: Dolën për të shëtitur, por kjo që iu ndodh i tmerroi

Në Mitrovicë dy persona teksa ishin duke u shëtitur, janë plaçkitur nga disa të panjohur, bën të ditur Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.

Viktima ka raportuar se derisa ishte duke shëtitur së bashku me shokun e tij, dy persona të panjohur, të maskuar dhe të armatosur njëri me armë zjarri e tjetri me thikë, viktimës i kishin marrë para nga xhepi, e më pas ishin larguar në drejtim të panjohur./GazetaExpress

SHPËRNDAJE