Mitrovicë: Dy policë të Kosovës rrihen mes vete në kafene

Dy policë të Kosovë janë përleshur mes vete në një kafene në Mitrovicën Veriore, njofton Klan Kosova.

Njëri prej tyre, me inicialet P.B., i nacionalitetit serb, ka pësuar lëndime të rënda trupore nga përleshja me kolegun – gjithashtu i nacionalitetit serb, me inicialet Z.P.

Rasti ka ndodhur rreth orës 03:30 të së shtunës.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

“Njërit prej policëve i është thyer hunda, ndërsa rasti është duke u hetuar si sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë për portalin serb në Veri KoSSev, zëdhënësi i policisë në stacionin e Veriut, Besim Hoti.

Hoti ka shtuar edhe se dy policët nuk janë anëtarë të stacionit në Veri dhe gjatë përleshjes nuk kanë pasur uniformat policore.