Mitrovicë: Hajnat hyjnë në shtëpinë e mërgimtarit

Dje rreth orës 18:30, Policia e Kosovës është njoftuar se në Mitrovicë hajnat kanë tentuar të hyjnë në një shtëpi të një personi i cili jeton në perëndim, raporton Gazeta Express.

Rastin e ka raportuar në polici motra e personit që jeton në perëndim.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur kanë dëmtuar derën e shtëpisë dhe kanë tentuar që të vjedhin në shtëpinë e cila është pronë e vëllait të saj i cili jeton në perëndim”, shkruhet në raport.

Për rastin nuk është arrestuar ende ndonjë person, ndërkaq, policia po vazhdon hetimet.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE