Mitrovicë: Një personi ja vjedhin pazarin ditor

Në Zasellë të Mitrovicës ka ndodhur një grabitje ku një personi qe kishte për të shpërndarë porosinë ja kanë vjedhur pazarin ditor, raporton gazeta online veriu.info.

Viktima mashkull shitës amabulantiv ka raportuar për Policinë e Kosovës se pasi kishte pranuar pososinë përmes telefonit, për të dërguar një sasi të mallit-atlete, kur ka arritur në vendin e cekur në një rrugë malore ka hasur në tre persona të dyshuar, të cilët me forcë ia kanë grabitur pazarin ditor në vlerë 1000 euro , telefonin e firmës dhe shtatë  palë patike në vlerë rreth 150 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke hetuar rastin.

SHPËRNDAJE