Mitrovicës po i vjen një investim 169 milionë eurosh

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka njoftuar se sot për herë të parë Komisioni për Investime Strategjike dha rekomandimin për dhënien e statusit të Investitorit Strategjik kompanisë “Sowi Kosovo LLC” nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Kosovës po i vjen investimi i huaj direkt më i madh që nga pas lufta, në vlerë prej 169 milionë eurosh, investim që do të realizohet në Mitrovicë, shkruan Veriu.info

“Sot për herë të parë Komisioni për Investime Strategjike dha rekomandimin për dhënien e statusit të Investitorit Strategjik kompanisë “Sowi Kosovo LLC” nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kosovës po i vjen investimi i huaj direkt më i madh që nga pas lufta, në vlerë prej 169 milionë eurosh”, ka shkruar ministri Shala në Facebook.

Në Komisionin për Investime Strategjike, përpos ministrit Shala, bënë pjesë edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, në të cilin qytet do të realizohet ky investim./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE