Mjekësia kineze: Rregullimi i gjendjes psikologjike dhe kujdesi ndaj emocioneve

Muajt e verës janë muajt më të nxehtë të vitit. Në këtë stinë, dita është më e gjatë dhe orët me diell më të shumta. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, vera është stina e lulëzimit, kur të gjitha bimët e kafshët rriten më shpejt. Metabolizimi i trupit po ashtu është më aktiv.

Në këtë stinë djersijmë më shumë dhe energjia pozitive “Yang” chi do të shfaqet jashtë. Humori ynë mund të ketë luhatje, por gjithashtu mund të jemi edhe më të nevrikosur apo të shqetësuar.

Përveç këtyre mund të prekemi edhe nga gripi, goditja nga i nxheti dhe probleme të ndryshme në sistemin tretës. Në verë duhet të kemi parasysh disa parime që të kemi shëndet të fortë, shkruan Radio Kina. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Rregullimi i gjendjes psikologjike dhe kujdesi ndaj emocioneve

Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, zemra jonë ruan rolin e rëndësishëm për aktivitete shpirtërore. Vera është stina e zjarrit, zjarri lidhet me “zemrën” tonë.

Në librin e lashtë të mjekësisë kineze, është shënuar se energjia e verës lidhet drejtpërdrejt me zemrën. Nxehtësia e verës ndërhyn tek gjendja e jonë shpirtërore, duke shkaktuar shqetësim.

Metodat më të mira për qetësimin shpirtëror përfshijnë pakësimin e aktiviteteve mendore dhe aktivitete si meditim, taichi apo dhe një sy gjumë gjatë ditës.

Disa aktivitete të tjeramund të jenë turizmi, shëtitje në pyll, etj disi dhe dhe shmangia e stimulimit të humorit të keq si pakësim i zemërimit, mërzitjes dhe pikëllimeve.

Qëllimi I këtyre metodave është për rregullimin e gjendjes psikologjike dhe shpirtërore për të na dhënë një relaks të brendshëm.

Në librin e lashtë të mjekësisë kineze “Huang Di Nei Jing”, janë dhënë disa sugjerime për ruajtjen e shëndetit në verë: duhet të ruhet energjia e plotëshpirtërore dhe të vetpërmbaheni e të mos zemëroheni duke garantuar qarkullimin e lirë të energjisë së brendshme.

Mund të dëgjoni muzikë të qetë apo të shihni një pikturë të bukur ose të shkoni për peshkim dhe të bëni gjimnastikë apo joga. Të gjitha këto aktivitete favorizojnë rregullimin e gjendjes shpirtërore dhe shëndetin psikologjik.

SHPËRNDAJE