Mjekët në grevë, qytetarët po ankohen se nuk po marrin asnjë shërbim

Në institucionet shëndetësore të premten është mbajtur grevë nga ora 07:00 deri në orën 15:00.

Kanë kaluar dy javë prej kur ka vendosur stendat.

Shukri Shema të premten ka ardhur për kontrollë pas kësaj ndërhyrjeje.

Por ai nuk mori asnjë shërbim në ordinancat specialistike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo për shkak se këtu stafi shëndetësor prej orës 7 të mëngjesit po mban grevë.

Të njëjtën situatë e pati edhe Kadri Dushi, i cili për herë të dytë erdhi për t’u kontrolluar.

Ndërkohë pati edhe shumë pacientë të tjerë që kërkuan shërbime këtu.

E në Federatën Sindikale të Shëndetësië, thonë se po grevojnë 14 mijë e 70 punëtorë shëndetësor.

Por jo të gjitha institucionet zbatuan vendimin për grevë.

Janë kirurgët ata që kanë refuzuar t’i bashkohën kësaj greve.

Familjarë të pacientëve këtu kanë konfirmuar se ata po marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.

Greva në institucionet shëndetësore po ndodhë për shkak të pakënaqësive që stafi shëndetësor ka në lidhje me Ligjin për Paga, i cili me vendim të Kushtetueses është pezulluar.

Ndërkohë, Sindikata e Policisë së Kosovës pasdite mori vendim që të respektohet vendimi i Kushtetueses dhe të pritet deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga kjo Gjykatë për këtë ligj.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE