Mjeku tregon gjendjen shëndetësore të Nexhmije Pagarushës

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Mbrëmë vonë, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha është dërguar urgjent në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo kishte pësuar një lëndim në banesën e saj në Ulpianë dhe i ishte përkeqësuar gjendja.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Por, pas trajtimit mjekësor që iu ofrua në Qendrën Radiologjisë, bilbili shqiptar është më mirë. Këtë e ka konfirmuar ortopedi që është marr me rastin, Sami Deliu.

“Gjendja e përgjithshme e zonjës Pagarusha tani ka filluar të përmirësohet. Ajo ka një lëndim të boshtit kurrizor, respektivisht unazës së katërt, si pasojë e rrëzimit në shtëpi”, ka thënë Deliu.

Sipas tij, në repartin e Radiologjisë janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në rastin e Pagarushës.

“Kemi marr të gjitha masat, i kemi vendos korset. Gjendja e tanishme është stabile, andaj planifikojmë që shumë shpejt të lirohet në shtëpi”, ka shtuar Deliu.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE