Modelja shqiptare publikon pamjet joshëse me kokën poshtë dhe këmbët lart duke bërë veprimin që s’pritej

Klaudia Pepa është një prej balerinave më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Ajo bëhet shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi Klaudia ka postuar një video mjaft provokuese, ku tregon elasticitetin e saj si balerinë. Në këtë video, ajo shfaqet duke hapur perdet me këmbë.

Krahas kësaj videoje balerina ka shkruar: “U zgjova kështu.”

Në këtë video Klaudia qëndron me kokën poshtë dhe pasi hap perden me këmbë, çohet dhe largohet duke qeshur. Kjo video ka shkaktuar dhe shumë të qeshura dhe tek ndjekësit e balerinës shqiptare që ka njohur goxha sukses në Itali.

 

 

 

SHPËRNDAJE