Moderatorja kosovare gjatë lojës e quajti idiot, kështu reagon Edon Zhegrova

Bëhet fjalë për ndeshjen Kosovë-Danimarkë, ku Qeqa Krelani me dy moderatorë të tjerë ishin komentues të lojës, teksa në një prej momenteve Krelani harron ndezur mikrofonin.

Duke menduar që zërimi është i fikur, Qeqa kishte bërtituar kundrejt futbollistit Edon Zhegrova, duke u shprehur: “Shëno o idiot”.

Ai i ftuar në Nin me Alaudin Hamitin përgjigjet për komentimin e Qeqës.

“Është shumë e ulët që një femër të shprehet ashtu”, thotë ai për Qeqa Krelanin.

Komentatorja, gjatë një interviste në emisionin Xing me Ermalin, e kishte pranuar se nuk ndjehet aq keq për fjalët që i tha Edon Zhegrovës, duke shtuar se nuk e ka shumë në qejf atë si person.

Qeqa Krelani përndryshe njihet si komentatorja e parë femër shqiptare e ndeshjeve të futbollit.

SHPËRNDAJE