Moderne dhe trendi: Xhemperët më tërheqës për këtë sezon

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Nuk duhet të jesh adhuruese e ditëve të ftohta të vjeshtës dhe dimrit që ti pëlqesh pjesët e buta kadife, të ngrohta që janë përfaqësuese të këtij sezoni. Trendi “made by gjyshe” për momentin është më aktual, për këtë është koha që kapelat, shallet, xhemperët dhe gjithçka tjetër nuk mund të mos përshtaten për të gjithë – përkundrazi, janë plotësisht të parrezistueshëm. Blerja e këtyre pjesëve pa dyshim se do të shpaguhet, sepse janë të përjetshme dhe madje gjithmonë në modë. Meqë xhemperi është bërë pjesa kryesore e këtij sezoni, keni në dispozicion një zgjedhje të modeleve të ndryshme. Që të ndihmojmë gjatë përzgjedhjes së të preferuarit tuaj, kemi gjetur pesë modele të xhemperëve të cilët janë definitivisht më tërheqës dhe do të dëshirosh t’i kesh në koleksionin tuaj – bëhu edhe ti trendseterja e thurrjeve më të bukura!

Nuanca që bien në sy

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Edhe pse ngjyrat neutrale janë më të lehta për kombinim dhe ndoshta je mësuar me to, duhet të pranosh se xhemperët me nuanca të theksuara tërheqin vëmendjen jashtëzakonisht. Këtë sezon më mirë të adaptohesh me nuanca të forta dhe sa më shpejtë ta sigurosh një për vete sepse janë goditje absolute. Thyej monotoninë e ngjyrave klasike, të përditshme që i ke pasur deri tani dhe spikatu bashkë me xhemperin tënd të ri të preferuar.

Xhemper me krahë interesant

Çdo punë dhe mënyrë e thurrjes së xhemperit vizualisht duket fenomenale dhe vetëvetiu është një pjesë origjinale. Mirëpo, disenjatorët e modës kanë vendosur që këtë sezonë ta “ëmbëlsojnë” me zbukurim shtesë në krahë. Qoftë me xhufka, dantele që ke pasë rastin t’i veshësh edhe sezonin e kaluar, forma e pazakontë, gjërësia – është një pjesë absolute e cila ka pushtuar të gjitha zemrat e femrave. Bëhu ndryshe dhe e veçantë me këtë model të xhemperit, le të bëhet ai freskues për pamjen tënde.

Printet grafike

Xhemperët njëngjyrësh, janë klasikë e cila është e nevojshme për të gjitha femrat, por nëse kthehesh dhe shikon se si i kanë thurrur gjyshet xhemperët, mund të vëreshë shumë lara interesante, forma dhe laramani. Kjo punë e gjyshes ka përparësi të veçantë në sezonin e kaluar, dhe është pak të thuhet se zgjedhja e printeve është e larmishme, sepse, vërtetë gjithçka që imagjinon mund ta gjesh (ose i kërkon gjyshes që ta thurrë).

Xhemperët masiv, të rehatshëm

Përjashta është minus, kurse ti ke xhemperin masiv të cilin kur e veshë, ke ndjenjën se je mbuluar me batanije. Pikërisht këta xhemperë, në të cilët ndjehesh rehat dhe ngrohtë, të ofrojnë gjithashtu edhe pamje trendi. Futu në këto kënaqësitë dhe munde dimrin.

Xhemperi cardigan

Sigurisht e konsideron si pjesë më e preferuar e veshjes, por jo vetëm për ditët e ftohta, por edhe gjatë periudhës kalimtare. Ky model i xhemperit që hapet me pulla ngjanë me pallto dhe mund ta veshësh mbi rroba dhe kombinosh me shumë veshje tjera, gjithashtu edhe nën xhaketë apo pallto. Është veshje shumë mirënjohëse dhe mjaft aktuale./femra.net/

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE