Modriç i ka dy fjalë interesante për Messin pas ndeshjes

Luka Modric ka kërkuar që të mos fajësohet Lionel Messi për humbjen e Argjentinës.

Kroacia e ka mposhtur 3-0 Argjentinën në ndeshjen e dytë në Botërorin e Rusisë, duke ia vështirësua punët për ecurinë në këtë garë.

Edhe njëherë, ashtu si në ndeshjen kundër Islandës, përveç Willy Caballeros, që bëri gabim trashanik, është duke u fajësuar edhe Messi.

Por, njeriu i ndeshjes dhe golit të dytë për Kroacinë, Modric, ka kërkuar që ta lënë të qetë 31 vjeçarin.

“Messi është lojtar i jashtëzakonshëm, por ai nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm”, u shpreh Luka.

“Në futboll duhet të të ndihmojë dikush. Edhe pse është shumë i madh, nuk mund t’i bëjë të gjitha i vetëm”.

SHPËRNDAJE