Modriç transferohet në janar, befason me klubin e ri

Luka Modricin duket se po e dëshiron Ronaldo sërish ta ketë bashkëlojtar.

Ai ka kohë që po përfolet për një largim të mundshëm nga klubi i “Los Blancos”.

Luka Modric nuk është i lumtur me situatën që po kalon klubi, andaj po kërkon të largohet në afatin e janarit.

Mesfushori kroat ishte lidhur me një kalim te Interit gjatë verës që shkoi, mirëpo që nuk u realizua, përcjell lajmi.

Modric, tani është bërë cak i Juventusit, pasi Cristiano Ronaldo e kërkon transferimin e tij.

‘Zonja e Vjetër’ ka filluar kontaktet e para me agjentin e kroatit, andaj afatin i dimrit do të jetë vendimtar për të.

SHPËRNDAJE