Modric tregon se çka e motivoi Kroacinë mbrëmë për fitore ndaj Anglisë

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Luka Modric ka akuzuar gazetarët anglezë dhe ekspertët për mungesë respekti ndaj lojtarëve të Kroacisë. Ai pranoi se shokët e tij të skuadrës kishin përdorur kritikat e tyre për t’u motivuar për  fitoren kundër Anglisë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

Modric u impresionua pasi Kroacia arriti që pas shumë kohe të shkojë në finale të Botërorit, i cili u mbajt në Moskë.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Mesfushori i Real Madridit ishte i ashpër ndaj mediave angleze, disa prej të cilave kishin parashikuar një fitore të lehtë për anën e Gareth Southgate.

“Njerëzit po flisnin … gazetarë anglezë, ekspertë nga televizioni”, tha ai për ITV, transmeton Periskopi.

“Ata e nënvlerësuan Kroacinë sonte dhe ky ishte një gabim i madh. Të gjitha këto fjalë që marrim, lexuam dhe thamë: ‘Mirë, sot do të shohim se kush do të jetë i lodhur’. Ata duhet të jenë më të përulur dhe të respektojnë më shumë kundërshtarët e tyre.Ne treguam përsëri se nuk ishim të lodhur – dominuam lojën mendërisht dhe fizikisht’’, tha Modric.

“Duhet ta kishim kryer  këtë lojë edhe para kohës shtesë. Kjo është një arritje mahnitëse për ne – kjo është një ëndërr e realizuar pas një kohe kaq të gjatë. Ne jemi në finale dhe ky është suksesi më i madh në historinë e Kroacisë. Duhet të jemi krenarë. ”

Kroacia mbrëmë mposhti Anglinë 2-1 dhe arriti të shkojë në finalen e madhe të Rusia 2018.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE