Molliqaj del kundër përkrahësve të Kurtit, ja çka iu thotë …

Vlorian Molliqaj, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Daran Molliqaj përmes një shkrimi në Facebook, është përfshirë në debatin rreth përçarjes së Vetëvendosjes.

Molliqaj ndër të tjera ka thënë se Kurti asnjëherë nuk e ka quajtur vetën babë, si dhe ka shtuar se Kurti i ka mësuar që askush nuk është i pazëvendësueshëm.

“A e ka dëgjuar dikush ndonjëherë Albin Kurtin tek thotë që Lëvizja është e tij, siç disa sot po e quajnë ‘Lëvizja e Albinit’?. A e ka dëgjuar dikush ndonjëherë Albin Kurtin tek e quan veten BABË. JO! Përkundrazi! Albin Kurti dikur na mësoi që nuk ka njëri të pazëvendësueshëm. Albin Kurti dikur na mësoi që në një organizatë nuk duhet të ketë BABË por duhet të ketë IDE”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj më tej ka thënë se me anë të këtij shkrimi po i bënë një nder Kurtit sepse sipas tij ata që po e quajnë Kurtini babë po e mitizojnë.

“Albin Kurti dikur na mësoi që individi në organizatë nuk mund të jetë më i rëndësishëm sesa ideja. Mbase Albin Kurti sot nuk pajtohet me këtë status, por le ta dijë që me këtë status veçse po i bëjë nderë. Po e bëjë pikërisht atë që ai na e mësoi dhe kërkoi dikur. E ata që po e quajnë Albinin BABË dhe që po e mitizojnë atë, nuk ia duan të mirën as Albinit e aq më pak Lëvizjes. Ata nuk janë asgjë tjetër përveç ushtarë të Facebookut, oportunistë e përçarës”, ka shkruar Molliqaj.

SHPËRNDAJE